Studentet Shqiptare


Join the forum, it's quick and easy

Studentet Shqiptare
Studentet Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analiza e Masave nė Arsimin e Lartė 2014

Shko poshtė

15122014

Mesazh 

Analiza e Masave nė Arsimin e Lartė 2014 Empty Analiza e Masave nė Arsimin e Lartė 2014




[You must be registered and logged in to see this image.]
Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot, analizėn e masave tė marra nė arsimin e lartė pėr vitin 2014-tė.

Gjatė fjalės sė saj, Ministrja Lindita Nikolla deklaroi se kjo analizė tregon se ndėrhyrjet nė kuota dhe tarifa jo vetėm kanė qen tė konsultuara, por kanė qen edhe ndėrhyrje efikase qė kanė pėrmirėsuar, ndėr tė tjera edhe raportin pedagog-student.

Sipas Ministres, ekspertėt mė tė mirė tė ēėshtjeve ligjore dhe tė arsimit tė lartė po punojnė pėr tė draftuar ligjin e ri tė arsimit tė lartė, pas Raportit qė prezantoi Komisioni.

“Po me aq pėrgjegjėsi ju garantoj se ajo qė po ndodh nė realitet nė Institucionet e Arsimit tė Lartė, ėshtė rruga e duhur qė  Ligji i ri i Arsimit tė Lartė tė gjejė shtratin e nevojshme pėr tė pasur sukses. Njė ligj i mirė do tė ketė rezultatet e veta, me IAL qė u kthyen nė shinat e ligjshmėrisė, me ato IAL qė do tė vijojnė pas procesit tė akreditimit nga agjencia britanike, me tė cilėn sė shpejti firmoset fillimi i punės. Gjithashtu ligji do te ketė sukses me kuotat dhe tarifat e studiuara mirė, me njė Kėshill tė ri Akreditimi, etj”, tha Nikolla.

Ministrja shtoi se rritja e tarifės ėshtė e bazuar nė kėrkesėn e IAL-ve dhe ėshtė nė respekt tė autonomisė sė tyre, por nuk duhen harruar se janė 8.655 studentė  qė vijnė nga shtresa nė nevojė dhe janė 200 milionė lekė nga buxheti i shtetit qė shkojnė pėr arsimin e kėtyre grupeve si dhe  6000 studentė me njė buxhet prej 410 milionė lekėsh i cili mundėson bursat e ekselencės.

Gjatė fjalės sė saj, Ministrja Nikolla iu pėrgjigj edhe kėrkesave tė studentėve, tė cilėt i kanė drejtuar njė peticion qeverisė. Nė lidhje me njė prej kėrkesave tė tyre  pėr anulimin e pagesės prej 30% tė tarifės qė nė fillim tė vitit akademik, Ministrja deklaroi se bėhet fjalė pėr njė pagesė prej 7.990 lekėsh pėr studimet Bachelor dhe 18.738 lekė pėr Masterin Profesional e 25.000 lekė pėr Masterin Shkencor.

“Kjo pagesė bėn  tė mundur pėrdorimin e kėtyre fondeve qė nė fillim tė vitit nga IAL-tė, pėr t’i dalė pėrpara gjithė situatave tė procesit tė mėsimdhėnies dhe pėr tė bėrė nė kohėn e duhur gjithė ndėrhyrjet qė garantojnė cilėsinė e mėsimdhėnies nė auditorė”, tha Lindita Nikolla.

Gjatė prezantimit tė analizės, Zėvendėsministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku ju referua kuotave dhe tarifave tė studimit nė IAL publike, pėr vitin akademik 2014-2015.

Nė vitin 2013-tė u akorduan 29.390 kuota, ndėrkohė qė u regjistruan vetėm 23.689 studentė. Ka pasur 5701 kuota mė shumė se kėrkesa. Kurse nė vitin 2014-tė janė miratuar 19.196 kuota nga 22.000 qė kanė kėrkuar universitetet publike. Pra vetėm 2800 mė pak se kėrkesa.

Sipas llogaritjeve 69% e maturantėve do tė studiojnė kėtė vit nė IAL publike, ata qė do tė studiojnė jashtė vendit apo nė IAL private.

Kuota nuk janė miratuar pėr programe qė kanė pasur mė pak se 10 studentė, apo programe qė kanė pasur mesatare tė gjithė studentėve mė tė ulėt se nota 5.5.

Pėr studimet Master, nė vitin 2013-tė u regjistruan nė MP – 5.559 studentė dhe nė MSH – 5.890 studentė, ndėrsa  nė 2014-tė u miratuan nė total, MP – 5.823 kuota (+264) dhe MSH  – 6.087 kuota (+197)

Tarifat vitin e kaluar kanė qenė nga 14.353 lekė nė 44.995 lekė, kurse kėtė vit  nga 20.000 lekė  nė 45.000 lekė. Pra njė rritjet mesatare 6.285 lekė, vetėm 17 lekė nė ditė.

Tė pranishėm nė analizėn e arsimit tė lartė ishin, rektorėt e universiteteve publik, dekanė, profesorė, studentė, etj, tė cilėt MAS i ka pėrfshirė gjithnjė nė ēdo nismė e reformė qė ka ndėrmarrė.

Prezantimi - ANALIZA “ARSIMI I LARTĖ NĖ SHQIPĖRI”

burimi i lajmit:http://www.arsimi.gov.al/
WebStaf
WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 37
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores : Analiza e Masave nė Arsimin e Lartė 2014 111010
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi