Studentet Shqiptare


Join the forum, it's quick and easy

Studentet Shqiptare
Studentet Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohen 5 reforma thelbėsore nė arsim

Shko poshtė

15122014

Mesazh 

Promovohen 5 reforma thelbėsore nė arsim Empty Promovohen 5 reforma thelbėsore nė arsim




[You must be registered and logged in to see this image.]

Ministri pėr Arsim dhe Shkencė, Abdilaqim Ademi, dhe zėvendėsi i tij, Spiro Ristovski, sot promovuan njė paketė prej pesė zgjidhjeve ligjore qė synojnė reforma arsimore pėr tė krijuar njė bazė tė qėndrueshme tė qytetarėve tė arsimuar tė cilėt do tė jenė forca shtytėse e zhvillimit socio-ekonomik tė vendit.

Disa nga ligjet janė krejtėsisht tė reja, e disa janė propozime pėr ndryshime dhe plotėsime  tė ligjeve ekzistuese dhe janė tė bazuara nė praktikat dhe pėrvojat pozitive tė vendeve mė tė zhvilluara dhe standardeve tė hapėsirės arsimore globale.
Ky ėshtė njė ligj i ri pėr njė akademi pėr mėsues, ligji i ri pėr mėsues nė shkollat fillore dhe tė mesme, ndryshime dhe plotėsime nė Ligjin pėr arsim tė lartė, ligj i ri mbi institucionet e arsimit tė lartė pėr edukimin e kuadrove mėsimdhėnėse nė arsimin parashkollor, fillor dhe tė mesėm, respektivisht pėr fakultetet pedagogjike dhe draft ligj pėr trajnim dhe ekzaminim tė drejtorit pėr shkolla fillore dhe tė mesme, konvikt dhe univerzitet tė hapur civil pėr mėsim gjatė gjithė jetės.

“Me reformat duhet tė arrihen ndryshime tė rėndėsishme nė arsim, pėr tė arritur njė nga qėllimet mė prioritare nė programin e qeverisė pėr punė, dhe ky ėshtė krijimi i njė shoqėrie tė bazuar nė dituri cilėsore, respektivisht dituri e cila do tė jetė njė shtyllė themelore nė zhvillimin e mėtejmė tė vendit”, theksoi Ademi

Ai sqaroi se bėhet fjalė pėr propozime tė miratuara nga Qeveria dhe qė do tė jenė subjekt i njė debati dhe diskutimi publik, ku do t’u jepet vėmendje serioze tė gjitha vėrejtjeve dhe sugjerimeve tė qėndrueshme e konstruktive, dhe sindikatat janė tė parėt me tė cilėt do tė ketė takime dhe do tė bisedohet.

Me paketin e reformave pedagogjike parashihet pėrforcimi i kapaciteteve tė kuadrove arsimore  ekzistuese dhe tė ardhshme nė arsimin parashkollor, fillor dhe tė mesėm, pėrmes themelimit tė Akademisė pėr mėsues, pėrmirėsimin e programit arsimor pėr edukimin e mėsimdhėnėsve dhe futjen e sistemit tė trajnimit tė vazhdueshėm.

Parashihet zhvillimi profesional dhe i karrierės sė mėsuesve pėrmes saktėsimit tė kategorive mėsues mentor dhe mėsues kėshilltar, i shoqėruar me njė stimul financiar shtesė, respektivisht rritje tė pagės mujore tė mėsuesve.

Nė mesin e risive tė propozuara ėshtė edhe futja e njė sistemi tė licencimit tė mėsuesve qė do tė jetė i detyrueshėm pėr mėsimdhėnėsit e ardhshėm, por nuk do tė jetė i detyrueshėm pėr mėsimdhėnėsit ekzistues, tė cilėt, nė qoftė se duan tė kalojnė pėrmes procesit tė licencimit, paga do t’u rritet pėr 3.000 denarė nė muaj. Pjesė e propozimeve ėshtė edhe njė koncept i ri pėr edukimin dhe pėrzgjedhjen e stafit cilesorė menaxherial i cili do tė  udhėheq me shkollat.

Nė lidhje me provimin shtetėror, Ademi tha se vlen ajo qė ėshtė sqaruar deri mė tani, kurse Ristovski,  sqaroi se ėshtė e rėndėsishme tė bėhet dallimi sepse provimi shtetėror do tė merret nė dy pjesė, kurse bėhet fjalė pėr njė provim dhe nėnvizoi rėndėsinė e kėtyre reformave pėr vendin.

"Ne si vend jemi tė pasur me resurse tė mėdha natyrore. Fusha jonė e betejės duhet tė jetė shkalla e dijes dhe pėr kėtė shkak ne jemi tė vendosur tė zbatojmė reformat qė do tė rrisin cilėsinė e sistemit arsimor nė Republikėn e Maqedonisė. Ne jemi tė vetėdijshėm se ndoshta nė afat tė shkurtėr njė pjesė e kėtyre reformave tė mėdha mund tė na sjellin pikė negative politike. Por pėr ne, kjo nė kėtė fazė nuk ėshtė mė e rėndėsishme, mė i rėndėsishėm ėshtė efekti afatgjatė i cili do tė arrihet me zbatimin e tyre, dhe qė ėshtė pėr tė rritur cilėsinė e pėrgjithshme tė arsimit, dhe nė kėtė mėnyrė zhvillimin e vendit nė tė gjitha fushat," sqaroi Ristovski .

Pėr implikimet fiskale tė kėtyre ligjeve do tė ndahen mjete nga buxheti. Tė gjitha pesė zgjidhjet ligjore nesėr do tė publikohen nė faqen e internetit tė Ministrisė pėr Arsim dhe Shkencė.
burimi i lajmit
WebStaf
WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 37
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores : Promovohen 5 reforma thelbėsore nė arsim 111010
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi