Studentet Shqiptare


Join the forum, it's quick and easy

Studentet Shqiptare
Studentet Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIBĖR I NJĖ FUNDAMENTI TĖ THELLĖ SHKENCOR PĖR POLITIKAT E REJA NDĖRSHQIPTARE

Shko poshtė

04012015

Mesazh 

LIBĖR I NJĖ FUNDAMENTI TĖ THELLĖ SHKENCOR PĖR POLITIKAT E REJA NDĖRSHQIPTARE Empty LIBĖR I NJĖ FUNDAMENTI TĖ THELLĖ SHKENCOR PĖR POLITIKAT E REJA NDĖRSHQIPTARE




( Refleksione pėr librin shkencor tė prof. DR.Veton Latifi ,,SHEKULLI I RI I POLITIKĖS SHQIPTARE ‘’ Botoi Toena 2014, Tiranė


Mr. Vilson Culaj

Libri autorial dhe shkencor i prof dr.Veton Latifi, aktualisht dekan i fakultetit “Fama” nė Prishtinė dhe ligjėrues i marrėdhėnieve ndėrkombėtare i ofrohet lexuesit shqiptar dhe botės akademike si njė Kaleidoskopi shkencore dhe studimore dhe si njė relikt e bėrthamė e zbėrthimeve tė thella analitike si nė aspektin politik, poashtu edhe etnik, kulturor, diplomatik dhe tė integrimeve moderne tė botės shqiptare. Ky libėr studimor dhe shkencor ėshtė i ndarė nė 9 kaptina, qė paraqesin nė fakt njė tėrėsi unike, studimore, tė teorizimeve, shqyrtimeve, analizave e koncepteve dhe vizionesh moderne dhe integruese tė spektrit politik shqiptar, ku theks i veēantė sipas autorit Latifi duhet tė zė parimi i vlerave. Vend tė veēantė nė kėtė libėr studimor zė parimi ‘’i ruajtjes sė vlerave autoktone tė politikės shqiptare’’, por pa anashkaluar parimin e orientimit tė kėsaj politike drejt vlerave tė politikave integruese evropiane. Ėshtė, pra, Gama njė shekullore e politikėbėrjes shqiptare e shqyrtuar nė kėtė libėr qė nga 1912-ta, ku sipas autorit Latifi zė fill edhe rrugėtimi i politikės moderne shqiptare duke vėnė theksin studimor nė fillet e kėsaj lėvizjeje, qė i gjejmė tek faza iluministe e rilindjes kombėtare. Ėshtė ky artikulimi studimor dhe ideor i prof. Latifit, i cili hedh idenė ndoshta edhe e para se : ‘’krijimi i shkencave politike tek shqiptarėt fillon vetėm pas rėnies sė komunizmit’’ . Autori me kėtė paraqet sfidėn mė tė re tė shekullit pėr politikėn shqiptare dhe funksionimin e demokracisė, ku joreformimet e plota gjenerojnė, jo vetėm krizė politike, por edhe shoqėrore. Pėrēarjet politike ndėr shqiptarė, autori Latifi i parodizon, prezanton, dhe i aktualizon si njė lloj tė krizės tė mendimit politik dhe ideologjik’’. Autori i kėtij libri hedh idenė lidhur me modelet e reja tė qeverisjes dhe krijimit tė politikave tė reja shqiptare, tė cilat janė bazamenti kryesor i integrimeve evropiane, ku elemente potencialisht do tė ndihmonin kombin pėr unifikim dhe planifikimin e fazės sė ardhshme tė procesit politik shqiptar nė shekullin e ri. Studiuesi Latifi na del si njė observues i zoti i fenomenologjive politike brenda botės shqiptare siē ėshtė sfida e shkėputjes sė njerėzve nga faza komuniste e qeverisjes e deri tek ajo pluraliste, por me tė njėjtit akter politik duke mos anashkaluar edhe fenomenin e pėrēarjeve ndėrpartiake nė kuptimin e gjerė tė politikave shqiptare. Sfidė e politikėbėrjes shqiptare, sipas autorit, ėshtė artikulimi dhe instalimi i social-demokracisė, e cila ėshtė pėr momentin e shoqėruar nga apatia dhe mungesa e ofertės sė mirėfilltė, ku na paraqitet si njė esencė imediate e modernizimit politik shqiptar. ,, Nė pjesėn e librit, filozofia politike shqiptare, ‘’autori Latifi ngreh idenė se ’’idetė e rilindasve shqiptare ishin bazamenti i mendimit politik shoqėruar nga njė zė e filozofi humane me taban kombėtar si njė element integrues dhe afirmues i botės shqiptare, ku liria nacionale na del si kauzė qendrore e kėsaj filozofie shtetformuese dhe shtetndėrtuese. Nė pjesėn e librit ‘’Pėrmasat e Kulturės politike shqiptare ‘’ theks i veēantė i kushtohet fenomenit tė pėrēarjes dhe dhunės politike, tė cilat nė opinionin e jashtėm paraqesin njė flash-imazh tė tranzicionit tė politikave shqiptare, ku autori hedh idenė e njė pajtimi dhe reflektimi pozitiv i kulturės politike, por jo si prototip i ish-sistemit tė kaluar monist, i cili kishte gjeneruar njė situatė politike e ashtuquajtura ‘’kontrollli mbi masat’’. Ėshtė ky pra njė libėr, i cili nxjerr nė pah ide dhe analiza tė reja shkencore, programore tė njė koncepti tė ri politik shqiptar me synim qė kėto reflektime tė jenė edhe bazė e integrimit evropian, ku autori Latifi si element kyq e pandeh elementet e kulturizimit politik dhe sensit integrues, me ē’rast autoritarizmin e merr si damkėn mė tė rėndė tė kėsaj ngecjeje pa anashkaluar edhe fenomenin e pėrēarjes dhe klientalizmit politik, ku varet edhe stabiliteti i njė shteti dhe gjallėrimi kombėtar. Ai hedh idenė dhe ngre zėrin pėr njė rivalitet normal politik, ku dialogu paraqitet si njė element bazė i kėsaj dukurie, pėrderisa nė sferėn ballkanike veshi ynė ėshtė mėsuar me diskurse anti teorike, abstrakte, fobike, fyese, denigruese, jo intelektuale, por mė sė shumti jo pėrmbajtėsore, ku pėr fatin e mirė sipas autorit Latifi, elementi politik shqiptar i ka ikur dhunės apo ndonjė shpėrthimi radikal, edhe pse i veshur me petkun e makiavelizmit dhe besimeve fetare dhe nderit e deri te kulti i njeriut nė anėn tjetėr. Autori ngreh zėrin teorik, por edhe analitik tė tė gjitha ndikimeve reale dhe kapitale tė politikėbėrjes shqiptare, e cila gjatė shekujve nuk u kursye edhe nga kulturat e regjimet e huaja. ,, Pėr studiuesin e kėtij libri fundamendalizmi fetar pėr shqiptarėt ėshtė njė shpikje jo racionale, e cila kurrė nuk ka dimensionuar ndonjėrėn prej pėrmasave tė kulturės politike nė veēanti ‘’. Nuk lihet pa theksuar nė kėtė libėr studimor edhe fenomeni i lobimit shqiptar , i cili sipas prof.Latifit ‘’ na del si element unik pėrbėrės i kulturės politike shqiptare’’, tė cilėt nė fakt janė edhe si ‘’balancė midis atyre elementeve tė kulturės politike dhe modernitetit tė saj’’. Kjo thembėr e Akilit, sipas autorit, duhet tė pėrflakej e thandrrohej nėse do tė hiqej dorė nga bindjet dhe qėndrimet autoritare tė vetė liderėve politikė, lojalitetit dhe krijimit tė kultit tė liderit politik. Nė pjesėn studimore ,, Kriza e ‘’elitave politike’’ lėnda mbarėshtrohet si rezultat i shumė rrethanave historike dhe ideologjike qė nga despotizmi, monarkia, diktatura, klanet, baraktarizmi, sistemi fisnor e deri tek liberalizmi e demokracia, ku kjo e fundit na shpėrfaqet si produkt i ri qeverisės, jo vetėm tek shqiptarėt, por edhe nė Evropėn juglindore si rezultat edhe i revolucionit shkencor, teknologjik e deri tek globalizmi si njė faktor shumė i rėndėsishėm. Sipas autorit Latifi, mileniumi i ri kėrkon tek lidershipi i sotėm tė kontribuojė pėr funksionalizmin e demokracisė reale dhe lirisė politike tė qėndrueshme si model i njė modernizimi politik dhe integrues. Nga kėto shqyrtime dhe analiza ngrihet zėri teorik dhe artikulues se lidershipi shqiptar duhet tė ushqehet nga substrakti i politikave afatgjate e jo i atyre ditore dhe klientiliste, tė cilat janė ngulfatje e ardhmėrisė. Autori ngre zėrin kundėr politikave tė ngjizura nė logjikėn hipokrite dhe megalomane, ku dramatizimi i situatave na del si shkaku kryesor i stagnimit politik, diplomatik dhe integrues tek shqiptarėt, ku kulti i liderit na del si njė sindrom, i cili na ka shoqėruar me shekuj, tė cilėt lider, nė fakt na dalin edhe si mohues tė kulturės politike shqiptare qė sipas autorit Latifi, gjithmonė ishte politikė me bazement tė lashtė tė demokracisė, por edhe me sens evropian. Nuk anashkalohet as zėri kritik se, nė mungesė tė demokracisė tė brendshme, brenda vetė spektrit politik shqiptar, proceset politike nuk dallohen shumė nga praktikat e mėparshme komuniste. Pjesa studimore ,,parimet dhe vlerat e politikės shqiptare’’ reflektohet pėr orientimet ideologjike tė politikave shqiptare ndėr shekuj, ku bazuar nė idetė iluministe tė rilindasve, nė esencė burimi filozofik dhe demokratik i shqiptarėve ishte i lidhur me konceptet reformuese dhe revolucionare tė Evropės perėndimore, ku si koncept bazė na del koncepti i lirisė nacionale, edhe pse shpesh si popull i anashkaluar nė vendimet e konferencave tė ndryshme ndėrkombėtare dhe i lėnė jashta prioriteteve gjeostrategjike tė kontinentit tė vjetėr. Pas konceptit tė lirisė, i cili tanimė na del si fakt i kryer dhe i jetėsuar brenda botėsh shqiptare, autori Latifi ngre zėrin pėrmes kėtij shqyrtimi studimor se njėra ndėr sfidat mė tė mėdha tė kėtij mileniumi pėr shqiptarėt ėshtė koncepti i tolerancės ndėrshqiptare. Pjesa studimore ,,tradita demokratike dhe paradokset e demokracisė’’....jepen shqyrtime lidhur me demokracinė e brishtė shqiptare edhe pse e brumosur me njė shekull pėrvojė qeverisėse dhe sfidat e kėsaj tradite qeverisėse pėrballė kėrkesave dhe kushteve tė integrimeve evropiane dhe sfidave pėr partneritet nė NATO. Nuk lė pa u theksuar edhe ngecjet e demokracisė sė brendshme sa i pėrket praktikimit dhe jetėsimit tė saj pėrbrenda elementit shqiptar, ku rivalitetet e tensionuara kanė shkaktuar ndarje e pėrēarje tė thella shoqėrore deri te niveli kombėtar. Ėshtė abuzuar me nocionin demokraci (del fakti nga ky nėntekst pėr tė arritur deri tek stadi i abuzimit edhe me vetė demokracinė) . Mbetet shumė pėr t’u bėrė, sipas autorit Latifi, lidhur me instalimin e njė demokracie tė mirėfilltė ndėrshqiptare, e cila ka derivuar nga lidhjet kolaterale ballkanike dhe ndikimet historike nė vazhdėn e shekujve, duke mos anashkaluar e vėnė theksin edhe mbi paragjykimet ballkanike, tė cilat falė kėtyre fiksioneve, shpeshherė ishin bėrė edhe vatėr e tensioneve ndėretnike dhe konflikteve dhe gjenezės sė luftėrave nė nivel edhe evropian e botėror. Nė pjesėn e librit ‘’politikat inovative dhe shqiptarėt” shqyrtohet dhe analizohet botėkuptimi qeverisės ende despotik brenda elementit shqiptar si - derivat i njė akretipi tipik tė politikė-bėrjes shqiptare, ku autori Latifi ngreh zėrin qė nė shek.XXI duhet hequr dorė nga ky model dhe duhet vepruar nė pėrputhje me sfidat e reja tė epokės sė integrimeve moderne. Kjo, sipas Latifit, i mundėson qytetarėve qė tė kontrollonin pushtetin dhe me vullnetin e lirė tė vendosnin pėr liderin e tyre. Centralizimi dhe fuqizimi i pushtetit dhe fuqisė sė partive politike, sipas tij, nuk mund tė priten kreativitete dhe pėrmirėsime qeverisėse tė stilit tė njė lidershipi modern. Subjektet politike duhet tė zhveshen nga kalkulimet dhe sėmundjet pėr popullaritet dhe ata duhet fokusuar nė njė demokraci efikase dhe nė shėrbim tė qytetarit. Kjo politikė inovative, sipas Latifit, duhet tė drejtohet pėrmes mekanizmave, tė cilat do ta modernizonin shoqėrinė politike shqiptare, e cila do tė paraqiste si njė avantazh tė tyre brenda gjeopolitikės aktuale qė do t’ua mundėsonte shqiptarėve njė pozitė mė tė favorshme nė Ballkan si faktor politik dhe etnik. Kjo do tė arrihej pėrmes reformimit tė mėnyrės sė qeverisjes dhe udhėheqjes liberale dhe demokratike, ku do tė vinte nė shprehje kultura qytetare. Nė pjesėn e librit ‘’integrimet evropiane’’ shqiptarėt dhe Ballkani’’ hidhet ideja e mos ngathtėsisė ballkanike dhe asaj shqiptare pėrballė kėrkesave integruese dhe evropiane, ku duhet pėrdorur instrumentet evropiane pėr stabilizim pas konflikteve tė njėpasnjėshme brenda popujve ballkanike. Theks i veēantė i kushtohet reformės institucionale, politikave tė zgjerimit nė BE dhe qasjes mė toleruese mes fqinjėve ballkanikė, tė cilėt me ēdo mjet tentojnė ta izolojnė njėra-tjetrėn drejt kėtyre integrimeve. Autori Latifi ngreh zėrin edhe lidhur me reforma kozmetike dhe mungesės sė njė stabiliteti dhe vizioni tė qėndrueshėm qė po prodhojnė situata, tė cilat po i vetė izolojnė disa popuj ballkanikė,duke mos anashkaluar edhe retorikėn e thatė ballkanike dhe diskursin politik ballkanik, e cila ditė e mė shumė po e hamendėson botėn evropiane lidhur me seriozitetin e tyre pėr t’u integruar nė kėtė bashkėsi, ku liria dhe demokracia e popujve janė elementi bazė. Nuk lėmė pa u shkoqitur dhe analizuar edhe fenomeni i mitit ballkanik dhe fenomeni vetėshkatėrrues e izolues dhe principeve rixhide ballkanike, ku rol tė rėndėsishėm luan edhe diversiteti kulturor, etnik dhe nacionalizmi, i cili fatkeqėsisht nuk mund tė shkėputet nga dimensioni i shovenizmit dhe thirrjes pėr luftė. Nė pjesėn e fundit tė librit modernizimi politik nė vazhdimėsi autori dhe studiuesi Latifi lanson karakteristikat pėrcaktuese tė kėtij modernizimi politik, ku Shqipėrinė politike e paraqet si tė denjė dhe tė pėrgatitur pėrballė kėtyre sfidave integruese duke u bazuar edhe nė elementet teorike tė Tajar Zavalanit. Bazuar nė kėtė koncept, demokracia dhe sistemi politik e zgjeron edhe mundėsinė e individit. Sipas autorit, modernizimi i politikės shqiptare nė shekullin e ri kėrkon njė cikėl pandėrprerje tė ndryshimeve pėr ta arritur dhe mė vonė mbajtjen nė jetė politikat publike inovative. Kjo mund tė arrihet, sipas tij, me ndryshimin e sistemit politik duke fituar funksione dhe veēori tė reja, varėsisht nga situatat konkrete, shoqėrore dhe ndėrkombėtare. Mbetet nė dorėn e shqiptarėve qė ta pėrqafojnė kėtė rrjedhė tė re politike pėr tė ikur nga frazat boshe qė nuk pėrkojnė as me traditėn e as me kulturėn e politikės shqiptare.
Lek
Lek
Anetar i ri
Anetar i ri

Male
Numri i postimeve : 1
Age : 54
Vendndodhja : Prishtinė
Profesioni : i papunė
Respektimi i Regullores : LIBĖR I NJĖ FUNDAMENTI TĖ THELLĖ SHKENCOR PĖR POLITIKAT E REJA NDĖRSHQIPTARE 111010
Reputation : 0
Registration date : 13/07/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi