Studentet Shqiptare


Join the forum, it's quick and easy

Studentet Shqiptare
Studentet Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Hoxha vendos rekord tė ri: Pėson gol pas 1084 minutash

Shko poshtė

15122014

Mesazh 

Alban Hoxha vendos rekord tė ri: Pėson gol pas 1084 minutash Empty Alban Hoxha vendos rekord tė ri: Pėson gol pas 1084 minutash




Tirana mundi 2-0 Skėndėrbeun duke harruar menjėherė dėshtimin nė derbin kryeqytetas, ndėrkohė qė Partizani u mund 1-0 nė Vlorė nga Flamurtari.

Por tė kuqtė e Duros ngushėllohen me rekordin e ri tė portierit Alban Hoxha, i cili pėsoi gol pas 1.084 minutash lojė.

Ka qenė goli i Ardit Shehajt nė minutėn e ‘85 ai qė vulosi humbjen e Partizanit, qė rrėzoi fortesėn e portierit Alban Hoxha, i cili nuk pėsonte gol qė nga ndeshja e javės sė dytė me Apoloninė.

Gjithsesi, me 1.084 minuta pa pėsuar gol, 27-vjeēari i Partizanit arrin tė thyejė rekordin 30-vjeēar tė ish-portierit tė Elbasanit, Bujar Gogunja, qė nė 12 ndeshje radhazi nuk pėsoi gol me njė minutazh prej 1037, nga 11 dhjetori '83 deri mė 13 maj '84.

Pesė ditė pas zhgėnjimit nė derbi, bardheblutė e Gugash Maganit bėnė autokritikė duke mposhtur 2-0 Skėnderbeun, i cili luajti pėr mė shumė se 45 minuta me 10 lojtarė, pas daljes me tė kuq tė Radas.

Protagonist i fitores bardheblu ishte Ndikumana, i cili me dopjetėn e shėnuar nė portėn korēare e ngjiti Tiranėn nė vendin e dytė me 32 pikė, po aq sa Kukėsi i vendit tė tretė.

Edhe Vllaznia e mbylli me fitore javėn e 16. Shkodranėt mundėn minimalisht 1-0 Laēin falė golit tė kapitenit Elvin Beqiri nė fundin e ndeshjes dhe tashmė e shohin veten 11 pikė larg zonės sė ftohtė tė klasifikimit.

Ndėrkohė, Elbasani mundi 1-0 Apoloninė nė Fier, rezultat ky qė mundėson rrokadėn e kėtyre dy skuadrave nė fundin e klasifikimit. / Top Channel
WebStaf
WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 37
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores : Alban Hoxha vendos rekord tė ri: Pėson gol pas 1084 minutash 111010
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi