Studentet Shqiptare


Join the forum, it's quick and easy

Studentet Shqiptare
Studentet Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtyhet gjyqi i Kostandin Xhuvanin..

Shko poshtė

11122014

Mesazh 

Shtyhet gjyqi i Kostandin Xhuvanin.. Empty Shtyhet gjyqi i Kostandin Xhuvanin..




[You must be registered and logged in to see this image.]
TIRANĖ – Nis me shtyrje, gjykimi ndaj Kostandin Xhuvanit, gjykim qė pritej tė zhvillohej paraditen e sotme nė Gjykatėn e Tiranės, pasi as avokati Ardian Leka, as vetė i pandehuri nuk janė paraqitur nė seancė. Seanca e radhės ėshtė vendosur tė mbahet mė 23 dhjetor.

Kostandin Xhuvani akuzohet pėr vrasjen e katėr personave nė lokalin “Ante Grand” nė Tiranė nė 4 nėntor dhe pėr armėmbajtje pa leje. Viktimat e masakrės ishin: Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbėr Demiraj dhe njė shtetas italian, Giampaolo Azzolo.

Me akuzat e ngritura ndaj tij, Xhuvani rrezikon 20 vjet dėnim ose burgim tė pėrjetshėm.

DOSJA E PROKURORISE PER TE ARRESTUARIT PAS VRASJES

Kostandin Xhuvani i datelindjes 1989, lindur me banues nė Tiranė, si person i dyshuar pėr kryerjen e veprave penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal.

Erald Sida, i datelindjes 1990 lindur dhe banues ne Tirane, i dyshuar pėr kryerjen e veprave penale “Moskallzimi i Krimit” dhe “Prostitucioni” parashikuar nga nenet 300/1 dhe 113/3 te Kodit Penal

Nga aktet e procedimit penal nr.8078, rezulton se, me date 04.11.2014 rreth ores 04.20 eshte njoftuar Salla Operative e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane se ne vendin e quajtur Rruga e Elbasanit ne lokal “Ante Grand” ka ndodhur nje konflikt i armatosur. Pas ketij momenti autopatrulla e Komisariatit te Policise nr.1 , e cila ka qene ne afersi ka shkuar ne afersi te lokalit ku ne rrugen kryesore ka konstatuar nje automjet Mercedes ML me targa TR0250N ne te cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrulles eshte bere bllokimi i mjetit tip Benz ML dhe ne kete moment nje person i veshur me kostum tuta gri ka dale nga automjeti dhe eshte larguar me vrap duke mbajtur nje pistolete ne dore. Ky person eshte ndjekur nga punonjesi i policise, i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqerimit ne polici dhe verifikimit te identitetit ka rezultuar se ky person eshte shtetasi Kostandin Gjergj Xhuvani i datelindjes 24.06.1989.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se : Vendi i ngjarjes eshte Bar “Ante Grand” ne rrugėn e Elbasanit pėrballė Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Vendi i ngjarjes eshte konkretisht lokali i sipercituar i cili eshte nje bodrum i pershtatur si lokal nate. Per te hyre ne lokal jane shkallet zbritese. Ne ambientin e brendshem pėrballė shkalleve jane gjetur te shtrire me shpine ngjitur njera tjetres kufomat e dy shtetasve dhe konkretisht te Edison Jahaj dhe Enea Xhaj. Prane kufomave eshte gjetur nje armė zjarri pistolete model 54 me nje fishek ne fole dhe gjashte fisheke me kreher te kalibrit 7.62mm. Gjithashtu ne ambientin e brendshem te lokalit jane gjetur te shperndara ne forme te ē’rregullt gjashte gezhoja dhe predha te demtuara. Nga kqyrja e ketij ambjenit jane gjetur fiksuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa gota qelqi, shishe birre, paketa cigaresh, bishta cigaresh te cilat mendohet se jane konsumuar nga personat e dyshuar dhe viktimat. Ne ambientet e jashtme te ketij lokali dhe konkretisht ne anen veriore te rruges se Elbasanit pėrballė hyrjes se lokali eshte gjetur nje automjet me targa TR0250N me dyer te hapura ku ne ndenjesen e pasme eshte gjetur i pajete trupi i shtetasit Arber Demiraj. Po keshtu, ne distance 52 metra nga hyrja e lokalit ne oborrin e Fakultetit Ekonomik, eshte gjetur e hedhur ne toke nje armė zjarri pistolete model 54 me numra te fshire ne menyre mekanike me kreher te vendosur dhe pa fisheke. Vendi ku eshte gjetur pistolete korrespondon me vendin ku eshte bere neutralizimi i shtetasit Kostandin Xhuvani.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se mes Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj kanė shkuar nė lokal ku janė ulur nė tavolinėn e fundit tė tij, e cila rezulton se ishte pranė njė koltuku nė tė cilin ishin ulur shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe shtetasve Edison Jaho e Enea Xhaj ka patur njė konflikt. Gjatė kėtij konflikti shtetasit Kostandin Xhuvani e Arber Demiraj kanė patur edhe armė zjarri me vete. Pas ndėrhyrjes sė shtetasit Anton Binaku, roje sigurie nė lokal shtetasit e sipėrcituar kanė dalė nga lokali dhe janė futur menjėherė nė lokal me pistoleta nė duar. Nga dėshmitė e shtetasve ka rezultuar se personi qė ka qėlluar me armė zjari ka qėnė shtetasi Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i tė shtėnave kanė humbur menjėherė jetėn shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e mė pas Arber Demiraj, i cili ėshtė gjetur i vdekur nė mjetin nė tė cilin po e vendosnin shokėt e tij dhe mė pas nė spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Sipas aktit tė ekspertimit kimik gjurmėkopjuesish datė 05.11.2014 ka rezultuar se;

Nė natribanėt objekt ekspertimi marrė shtetasve, Erald Sida, Alban Bllacaj, Arben Shuaipi, Admir Hyseni, Anton Binaku dhe Andrea Omiro, nuk u evidentuar prania e nitriteve tė cilat janė tė pranishėm dhe tek mbeturinat e faktorėve plotėsues tė qitjes me armė zjarri.

Nė naterbanin e dorės sė djathtė, objekt ekspertimi, marrė shtetasit Kostandin Xhuvani u evidentuar prania e nitriteve tė cilat janė tė pranishėm dhe tek mbeturinat e faktorėve plotėsues tė qitjes me armė zjarri.

Sipas aktit tė ekspertimit tekniko balistik datė 05.11.2014 ka rezultuar se;

Gjashtė gėzhojat objekt ekspertimit i pėrkasin pjesėve tė fishekėve luftarakė tė pėrdorura nga fishekėt standartė luftarake tė model 54 me kaliber 7.62.

Nė sipėrfaqen e jashtme tė gėzhojave objetkt ekspertimi u evidentuan gjurmė tė lėna nga pjesė dhe mekanizma tė armės qė i ka qitur ato.

Katėr predhat objekt ekspertimi pėrkasin pjesėve tė fishekėve luftarakė tė modelit 54 kalibėr 7.62

Nė sipėrfaqen e jashtme tė kėmishuar tė katėr predhave dhe njė kėmishė predhe objekt eksperttimi u evidentuarn gjurmė vjaskash tė lėna nga vjaskat e tytės ė armės qė i ka qitur ato..

Arma objekt ekspertimi ėshtė e fabrikuar pistoletė tip TT model 54 kalibėr 7.62 me numėr trup 14053073. Ajo paraqitet nė gjendje tė rregullt teknike dhe ėshtė e pėrshtatshme pėr qitje.

Arma objekt ekspertimi ėshtė e fabrikuar pistoletė tip TT model 54 kalibėr 7.62 me numra tė fshirė nė trup dhe nė djepin luajtės. Ajo paraqitet nė gjendje tė rregullt teknike dhe ėshtė e pėrshtatshme pėr qitje.

Nė tė dy armėt objekt ekspertimi u evidentua prania e faktorėve plotėsues tė qitjes.

6 gėzhojat objekt ekspertimi janė qitur nga arma e zjarrit tip TT model 54 kalibėr 7.62 me numra tė fshirė nė trup dhe nė djepin luajtės.

Pra qitjet me tė cilat ėshtė realizuar vrasja e katėr shtetasve janė kryer nga arma e zjarrit, e cila i ėshtė sekuestruar shtetasit Kostandin Xhuvani.

(ar.sh/BalkanWeb)
WebStaf
WebStaf
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 67
Age : 37
Vendndodhja : Tirane
Profesioni : Ne pune
Respektimi i Regullores : Shtyhet gjyqi i Kostandin Xhuvanin.. 111010
Reputation : 0
Registration date : 08/08/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi